3282 anëtarë të Partisë Socialiste në Durrës zgjedhin sot 33 delegatët që do të marrin pjesë në Kongresin e 19 marsit.
Procesi i votimit ka filluar që në orën 08:00 të mëngjesit e do të vijojë deri në orën 16:00, në qendrën e votimit të vendosur në Pallatin e Kulturës.
Durrësi përfaqësohet në Kongres me 41 delegatë, por vetëm 33 prej tyre do të zgjidhen, pasi pjesa tjetër janë të zgjedhur automatikisht për shkak të detyrave partiake që mbajnë. Kështu, delegatët që shkojnë drejtpërsëdrejti në Kongres janë deputetët, anëtarët e Asamblesë Kombëtare, krerët socialistë të njësive vendore etj.
Në listë janë 66 kandidatë, nga të cilët do të zgjidhen vetëm 33 delegatë.
Më poshtë, lista e kandidatëve:





