Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën shqyrtoi sot kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për “marrje mase disiplinore ndaj ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali”.
Grupi Parlamentar i PD-së pretendon se kanë konstatuar sjellje joparlamentare nga deputetja Spiropali.
Pas shqyrtimit, Sekretariati vendosi me shumicë votash rrëzimin e kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Gjithashtu, Sekretariati shqyrtoi edhe kërkesën e deputetit Gazment Bardhi, i cili kërkon anulimin e votimeve të kryera në seancën plenare të datës 23.02.2023.
Sekretariati vendosi me shumicë votash rrëzimin e kërkesës së Gazment Bardhi duke e konsideruar të vlefshëm votimin në seancën plenare të datës 23.02.2023.