Socialistët që do të vinin të armatosur në festën e 25 vjetorit, do të zbuloheshin menjëherë nga Garda. Kontrolle të imtësishme u ushtruan në detektorin e vendosur në hyrje të ambjenteve të përshtatura, në oborrin pas selisë së PS.
Burra, gra, të rinj e të moshuar pa asnjë përjashtim u kontrolluan, para se të hynin në festë. Siç dallohet në fotot e publikuara nga Lapsi.al, femrat socialistët zbrazën çantat për të kaluar, ndërsa burrave iu desh të prisnin në radhë.
Mbetet e paqartë arsyeja përse Garda e Republikës vendosi këto masa të rrepta sigurie.





