12tetor 2015 – Gjithë mllef reagon për përmbytjet një kandidate e Partisë Socialiste për këshillin bashkiak të Vlorës. Erjona Ismailaj ka publikuar një deklaratë në rrjetin social, Facebook dhe e shoqëron reagimin me disa foto. Në qendër të akuzës për Ismailaj janë ata që kanë lejuar situatën me përmbytjet në Vlorë. Sipas saj, katastrofa nuk është thjesht natyrore, por e personave konkretë përgjegjes, shkruan Balkanweb.

Ismailja ishte e 24-a në listën e PS për kandidatë të këshillit bashkiak, por nuk mundi të futej.

Ja postimi i Erjona Ismailaj:

Refuzoj te pranoj Se kjo situate ne vlore Eshte natyrore, personat pergjegjes Duhet te ndeshkohen ligjerisht dhe moralisht! Demshperblim per cdo familje biznes individ! Mjaft u tallet me papergjeshmerine me te madhe me gjakun dhe djerse E prinderve tane! Ne faturen mujore te ujit pagova xxx leke ekstra per kanalizimet e syve te varvares me shoke, qe Ju dalshin nga vendi ishalla! Hajdute, te lig, te papergjegjshem, kurva… P.s: pale kur n 7 te mengjesit (pas nje nate te kaluar nen uje) shoh nje nenkryetar bashkie bashke me gruan (te pispillosur) Duke pire qete qete kafen e mengjesit, ndersa shtepia ime notonte ne ujrat e zeza te atij, asaj dhe vlores! Shkurt muabeti kerkoj nje shtepi me qera!!!!!

/portali DurrësLajm/