Tiranë, 31 maj 2014 – Pas intervistës së dhënë nga Edi Ramanë emisionin “Top Story”të Sokol Ballës, ku ishte i ftuar mbrëmjen e së enjtes, ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha ka komentuar në rrjetin social Facebook lidhur me këtë. Akuza e Berishës këtë herë është drejtuar tek gruaja e Ballës, Belinda Balluku.

“Rama kërkon strehim tek Balla!Të dashur miq, Top Story mbrëmë ishte një Love Story e vërtetë. Rama kishte zgjedhur Sokol Ballën, bashkëshortin e Belinda Ballukut që dogji zyrën juridike 15 minuta pasi ra rrota e Riformatos në Diviake, për t’u betuar para Ballës dhe telespektatoreve se Ai dhe Belinda nuk kishin lidhje me rilindasin ajror Riformato. Sipas disa burimeve, persona që duan të mbeten anonim dhe që punojne në Aviacionin Civil, ka edhe të dhëna të tjera që faktojnë funksionimin e trekendeshit Rama-Belinda-Riformato. Ndërkohe Rama vazhdon këmbënguljen për të vendosur në varësi direkte të Belindes sallonin e VIP-ave në aeroport, pasi në këtë mënyrë Riformatot e tyre hyjnë dhe dalin si kryeministra dhe përmbi Shqipëri.Në monologun e tij tek Balla, Rama bëri be dhe rrufe se ai vetë nuk merrej me droge por hetimin parlamentar nuk do ta pranonte dhe testin e përdorimit të drogës nuk do ta bënte. Madje për t’u mbrojtur, njëlloj si i mbyturi që kapet pas fijes së perit, ai trilloi dhe tha se komisioni parlamentar i PS paska gjetur se avionet e drogës janë përdorur dhe më parë. Shkurt monologu monoton i Ramës tek Balla mund të titullohej: Mos kujtoni se unë dhe Belinda merremi me droge dhe avione droge. Momentet më “mallëngjyese” dhe më “prekëse” që e shndërronin emisionin në një “Love Story në kohë droge” ishin ndërhyrjet plotësuese të Ballës sa herë që Rama këpuste mufka. Sb”, shkruanBerisha.

Ndërokohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i gazetarit Balla, i cili e ka konsideruar ish-kryeministrin si “buçeplakë”.

“Buçja plakë lehu nga Facebook sot!Ham , ham , ham!Rroftë liria!”, shkruan Balla.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/