23 prill 2015 – Prezantuesi e gazetari i njohur Sokol Balla, për herë të parë pas 3 ditësh nga publikimi i videos erotike të tij, e quan si sulm terrorist kibernetik atë që ndodhi. “U futën në dhomën time të gjumit”, tha ai, ndërsa u shpreh se bëhet fjalë për një atentat me pagesë ndaj figurës së tij në veçanti dhe Top Channel-it ku punon.

 

Ndërkohë, duke lexuar në letër, Balla u kërkoi ndjesë shikuesve për çfarë u transmetua, duke e quajtur thjesht se “asgjë nuk u bë për fajin tim”.

 

Sokol Balla tha gjatë deklaratës së regjistruar se, do të kërkojë hetim ndërkombëtar për autorët e këtij sulmi.

Gazetari deklaroi dhe se emisioni i tij “Top Story” nuk do të transmetohet për pak kohë.

 

Duke lënë të ditur se beson te organet e drejtësisë, Balla e mbylli reagimin e tij me përshëndetjen: “Shihemi së shpejti!”.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”