16nëntor 2015 – Autori i vrasjes së çiftit çek, turistë të zonës së Thethit, dënohet me burg të përjetshëm. Sokol Mjacaj sipas gjykatës duhet të vuajë përjetësisht krimin për grabitje të çfitit të turistëve.

Nga ana e avokates, Mjacaj duhet të përfitonte nga gjykimi i shkurtuar, pasi ai vetë e ka pranuar dhe treguar se çfarë ndodhi.

Sipas saj, gjykata po përdor standarde të dyfishta.

Kujtojmë se djali i aktores-politikanes Luiza Xhuvani ekzekutoi 4 persona në një klub nate në Tiranë, por atij nga gjykata e Tiranës iu fal dënimi i përjetshëm.

/portali DurresLajm/