Në këto ditë të vështira për të gjithë të prekurit nga tërmeti, solidariteti njerëzor del edhe më shumë në pah.

Për të dytën ditë rradhazi, ekuipazhi i kompanisë detare “Ventouris Ferries” ka përgatitur vaktet për qytetarët e strehuar në shkollën “Marie Kaçulini”.

“Dita e dytë: ekuipazhi i Ventouris Ferries përgatit me dashuri dhe shërben vaktet e drekës per 100 qytetarë të strehuar në #shkollën “Marie Kaçulini””,- shkruhet në statusin e postuar nga kompania “Ventouris Ferries”.