Ankth e panik janë duke përjetuar në dyert e spitalit të Durrësit të afërmit e 56-vjeçarit oficerit të antodrogës në Durrës, Sami Gjyzelit. Gjyzeli me një plagë të rëndë në bark është duke ju nënshtruar një ndërjhyrjeje të rëndë kirurgjikale.  Por në mbështetje të familjarëve të tij janë edhe të gjithë drejtuesit e sektorëve të  policisë së Durrësit.  

Në spital kanë mbërritur zëvendësprokurori i rrethit Durrës, Sokol Nishani dhe të gjithë drejtuesit e sektorëve të polcisë së Durrësit, kolegë të oficerit të policisë dhe shumë të afërm, që kanë qëndruar në ankth pranë dyerve të spitalit. Për çdo moment ata janë duke pritur  mjekët për përgjije positive për gjenjden e kolegut e mikut të tyre. Në sallën e kirurgjisë Oficerët e krimeve nuk kanë mundur ta marrin dot në pyetje kolegun e tyre, për shkak se 56-vjeçari i është  nënshtruar një ndërhyrjeje të rëndë kirurgjikale, dhe ka qenë e pamundur komunikimi me të për të sqaruar rrthanat e plota të plagosjes. Mjekët kanë bërë me dije se gjenjdja shëndetësore e Gjyzelit mbetet e rëndë, por ka dalë nga rreziku për jetën.

K.H