Pas ngjarjeve të fundit të ndodhura, një sensibilizim i qytetarëve është vënë re edhe në rrjetet sociale. Nisi qysh me sulmet e ndodhura në Paris më 13 nëntor të 2015, solidarizimi në rrjetet sociale. 

Edhe për tragjedinë e ndodhur në Belgjikë e Bruksel ka nisur solidarizimi nëpërmjet hashtag-ut,  #PrayForBelgium (Lutu për Belgjikën) dhe #PrayForBrussels (Lutu për Brukselin).

Përmes hashtag-ëve të ndryshme postohen edhe karikatura sensibilizuese.