QKF-Durrës e përfaqësuar nga solistja e talentuar Kejtlin Gjata është nderuar me çmimin e parë në festivalin e 29 ndërkombëtar të këngës për fëmijë “Zlatna Pahulja”
Sektori i Artit pranë QKF-Durrës, që drejtohet nga përgjegjësi Arian Plaku, pranoi ftesën nga Qëndra Kulturore Rozhajè/Mali i Zi, për festivalin ku bashkë me Shqipërinë, morën pjesë Suedia, Kroacia, Serbia, Bosnia I Hercegovina, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria.
Juria profesioniste, publiku dhe të gjithë të ftuarit e vlerësuan me çmimin e Parë të festivalit solisten nga Shqipëria.
“Suksese Kejtlin në festivale të tjera.
Falenderojmë dhe bashkëpunëtoren e palodhur instruktoren e solistëve të QKF, Olta Juba“, shkruan Arian Plaku.