Trajnuesi i shqiponjës simbolike të Lazios, Juan Bernabe është shkarkuar nga klubi italian, kjo pasi publikoi foto dhe video të implantit të penisit.
56-vjeçari iu nënshtrua trajtimit mjekësor për një implant penisi dhe ua zbuloi rezultatet ndjekësve në rrjetet sociale, duke shkaktuar bujë në hierarkinë e Lazios.Spanjolli kishte qenë me gjigantët italianë që nga viti 2010, duke dërguar një shqiponjë që fluturonte rreth Stadio Olimpico në ditët e ndeshjeve. Në një deklaratë zyrtare thuhej:
“Lazio, i tronditur kur pa fotot dhe imazhet e Juan Bernabes, njofton se i dha fund, me efekt të menjëhershëm, të gjitha marrëdhënieve me këtë individ, duke pasur parasysh seriozitetin e sjelljes së tij. Klubi është i vetëdijshëm për dhimbjen e përbashkët të të gjithëve, që humbja e shqiponjës në ndeshjet e ardhshme në shtëpi do t’u shkaktojë tifozëve”. Kjo është hera e dytë që Bernabe shkarkohet nga klubi, pasi më parë në vitin 2021, ai këndoi një këngë pro Musolinit.
Bernabe më parë ka ardhur dhe në Shqipëri, në takimin Shqipëri-Zvicër, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2014, kur përpara sfidës dha një show me shqiponjë rreth stadimit “Qemal Stafa”.