Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Riminit në Itali, ku një emigrant somalez ka plagosur me thikë 5 persona në një autobuz.
Mediat italiane raportojnë se gjatë kohës që po kontrolloheshin biletat, agresori sulmoi me thikë dy gra dhe gjatë tentativës për t’u larguar plagosi në rrugë dhe tre persona të tjerë, mes tyre dhe një fëmijë 5 vjeç.
Ndonëse tentoi arratisjen, emigranti me origjinë nga Somalia u arrestua nga policia.





