Prej 21 vitesh rresht, qyteti bregdetar qeveriset nga kryebashkiakë të Partisë Socialiste, ku kohëzgjatjen më të gjatë në post e ka Vangjush Dako me 3 mandate, Miri Hoti dhe Lefter Koka me nga një mandat.

Ndërsa qyteti bregdetar prej më shumë se 2.5 vitesh ka mbetur pa kryebashkiak të zgjedhur me votën e popullit, që nga 30 qershori 2019 kur në krye të bashkisë u zgjodh Valbona Sako në një garë pa garë dhe rival të mirëfilltë.

Ndërsa zgjedhjet e pjesshme lokale janë caktuar të mbahen më 6 mars, “DurrësLajm” hapi dy ditë më parë një sondazh në rrjete sociale (Facebook dhe Instagram), ku shtroi pyetjen: Si është qeverisur Durrësi në këto 21 vite nga kryebashkiakët socialistë?

Nga një vëzhgim i imtësishëm, ajo që bie në sy në pjesën dërrmuese të komenteve të përdoruesve të rrjeteve sociale është mllefi që ata kanë për atë që e konsiderojnë keqqeverisje të Durrësit.

Disa prej tyre rendisin edhe arsyet se përse mendojnë se qyteti bregdetar është keqqeverisur gjatë këtyre 2 dekadave.  

“Kur nje Qytet antik si Durresi me historine e tij vendos themele ne zbulimet arkeologjike, cfare pergjigje doni nga ne?????? Qytet ku infrastruktura eshte pertoke, qytet ku kodra eshte mbushur me ndertime pa leje, qytet ku qente endacake te zene rrugen, qytet ku shkollat jane pa sistem ngrohje, qytet qe ka perfitime miliardere nga porti e qe ne rreshjet e para , bllokohet rruga, qytet ku nuk ekziston nje park jeshil e nje peme. Turp per ndertimet pa kriter, per plastiken qe gjehet nen rere apo ne kanale. Turp”

“Durrësi në këto 21 vite të qeverisur nga socialistët ka humbur identitetin e tij, janë dhënë leje pa kriter, është dëmtuar arkeologjia, infrastukturë e dobët, mbeturinat pa zgjidhje, rrugë pa ndriçim, investime pa plan urbanistik dhe mbi të gjitha në majë fare Bashkia e Durrësit një nga bashkitë me korrupsionin më të lartë në vend e në ballkan.”

“Durresi eshte keqqeverisur! Eshte qytet i piset i pergjumur dhe pa aktivitet! Me vjen keq po me duket se kemi prekur fundin edhe me ate karkalecin hekurishte me emrin Veliera qe ka zene edhe ate pak pamje qe kishte! Duhet te ishte nje qytet – site i hapur arkeologjik po aseter historike vec groposen e nuk mirembahen!”

“Jo qeverisur por si e kane katandisur Durresin keta kryeshkaterrues. Cfare si kishte ndodhur ne 2000 e kusur vite ja bene keta ne 21 vite”.

“Durresi o bo me i kendu , si mje bo mer te morsha te ligat….”

“Edhe ti kishin paguar per ta shkaterruar Durresin, me keq se kaq s’do ta benin dot!”

“Mysybet… te ishte qeverisur nga turqit, ndoshta do kishin ruajtur diçka😮😢”

Por mes komenteve që kritikojnë qeverisjen socialiste, ka qytetarë që vlerësojnë punën e bërë në këto vite nga kryebashkiakët, si Miri Hoti, Lefter Koka apo Vangjush Dako.

Ajo që ka numrin më të madh të komenteve pozitive është kryetarja në detyrë Emiriana Sako, e cila në këto zgjedhje do të kandidojë përballë rivalëve demokratë për të marrë votat e durrsakëve. Drejtimi i bashkisë nga ana e saj në një kohë mjaft të vështirë për qytetin bregdetar, të goditur rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, duket se është vlerësuar me nota pozitive nga një pjesë e komentuesve.

“Emiriana Sako me e sakta nder te gjith deri me tani”.

Zonja Sako edhe pse nuk eshte e votuar si kryebashkiake po punon me mire i urojme fitore”