Rtv Ora dhe Antonio Notto publikuan këtë të martë sondazhin e parë kombëtar, sipas të cilit PS, LSI dhe PDIU kanë një rënie nga zgjedhjet e 2017, ndërsa PD ka një rritje.

Ndërkohë në sondazhin e veçantë për qarkun e Durrësit, PS,LSI dhe PDIU kanë një rënie. PS varion nga 42% në 46% në krahasim me vitin 2017 kur ishte 49.7%

Ndërkohë rritje të ndjeshme ka Partia Demokratike e cila në janar 2021 regjistron një rritje spektakolare nga 41% në 45% në krahasim me vitin 2017 kur regjistronte 29.4%. PD duket se eshte rritur me rreth 15%. Por opozita e bashkuar rezulton të jetë fituese për këtë qark, pasi LSI regjistron një ulje të lehtë krahasuar me 4 vite më parë.