Në ditët e para të javës së kaluar, një grup studentësh të UAMD-së u ngujuan në ambientet e korpusit universitar në mbështetje të bashkëmoshatarëve të tyre në Tiranë dhe disa rrethe të tjera të vendit.

Mbrëmjen e sotme, ata kanë ftuar të gjithë studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu” për të votuar online për vazhdimin e mësimit apo të bojkotit.

Sondazhi është publikuar në faqen e tyre në Facebook dhe do të mbyllet pas 24 orësh.