Kur na ndajnë edhe 70 ditë nga 25 prilli, fushata elektorale është ndezur, por nuk duket ende në kulmin e saj.
Tre partitë kryesore në Durrës kanë nisur prej javësh apo muajsh fushatën dhe kanë bërë tashmë sondazhet e tyre lidhur me pritshmëritë për votën e durrsakëve më 25 prill.
Pak ditë më parë, “DurrësLajm” hapi një sondazh për të përzgjedhur drejtuesin politik që sipas anëtarësisë së partive apo qytetarëve vlerësohet se ka bërë deri më tani punën më të mirë në terren.
Mes Adrian Çelës së PS-së, Edi Palokës së PD-së dhe Elona Gurit të LSI-së, më i preferuari rezultoi drejtuesi politik i maxhorancës.
Çela mblodhi 793 vota ose 54%, Paloka 603 vota ose 40% dhe Guri 49 vota ose 3%. Ndërkohë, 3% e 1472 votuesve që morën pjesë në sondazh nuk zgjodhën asnjërin prej tyre.
Vlen të theksohet se drejtuesi politik i PS-së, Adrian Çela kryesonte bindshëm renditjen që në datë 11 shkurt kur u hap sondazhi, ndërkohë që diferenca me Edi Palokën u ngushtua ndjeshëm më datë 13 shkurt.
Nëse do ta shohim votën për drejtuesin politik si një “betejë” mes anëtarësive të të dyja palëve, socialistët e bënë shumë mirë detyrën e shtëpisë.
M.B.





