10 vite kanë kaluar nga ndarja e Flori Mumajesit dhe Soni Malajt dhe dy këngëtarët nuk mbajnë asnjë mëri kundrejt njëri-tjetrit. Të paktën për Sonin mund të flasim me siguri, tani që ka përgëzuar publikisht Florin në një segment të emisionit "Mirage" ku duhet të zgjedhë mes dy personazheve të showbiz-it.
Mes Alban Skënderajt dhe Flori Mumajesit, ish-e dashura e këtij të fundit nuk mundi të zgjidhte, 'sepse të dy janë kantautorë shumë të suksesshëm.
“Mua më vjen mirë që kanë shumë vite në skenë dhe nuk ndalen. Unë do të doja që artistët shqiptarë që kanë talent të mos të ndalojnë, të vazhdojnë të prodhojnë dhe të ecin me po ato ritme suksesi.
Kjo ka ndodhur me këta dy kantautorë që kanë vazhduar me ritmet e suksesit të tyre që në fillim e deri tani dhe besoj se po vënë baza të mira”, tregoi Malaj e buzëqeshur.
Nuk e morëm vesh kurrë arsyen e ndarjes së tyre, por të paktën kemi këngën "Fluturimi 3470" që mund ta dëgjojmë në ditë të vështira. Ose të ngushëllojmë veten pas një komenti të tillë të Sonit, sepse edhe ish-të dashurit mund të bëjnë paqe!