Këngëtarja shqiptare, Soni Malaj ka lënë pas disa projekte të rëndësishme për jetën dhe karrierën e saj për tu bërë pjesë e një bashkëpunimi në gjuhën latine.

Ajo duhet të vazhdonte turneun e saj në Amerikë, të cilin e konsideroi si më të suksesshmin në të gjithë karrierën, por duhet të punonte për këtë projekt.

Në një intervistë për Prive, Soni tregoi se do vijë në bashkëpunim me Jowell për të sjellë një këngë latine, të titulluar "Ente Intimidad".

Gjithashtu ajo ka nisur të punojë shumë për pjesëmarrjen e saj në 'Dancing with të stars' kur rikthehet për herë të dytë. Dueti i Sonit me Jowell ishte ide e shtëpisë diskografike që bëri ftesën dhe pritet që shumë shpejt të përfundojnë xhirimet për të nxjerrë në treg klipin.