Soni Malaj ka qenë shumë e prekur këto kohë prej humbjes së babai të saj, i cili ka pak muaj që është ndarë nga jeta. Kjo gjë është reflektuar dhe gjatë daljeve të saj televizive. Por sot në ditën e ditëlindjes së tij, ajo e ka një mesazh shumë të ndjerë:

“Sot është ditëlindja jote babi dhe më mungon shumë. Atje ku ti prehesh, shpresoj të shikosh, sa shumë e ndjej mungesën tënde dhe sa me dhembje, e përjetova largimin tënd. E ndjej që ti je me mua, në çdo hap dhe sot do festoj ditëlindjen tënde, por do kaloj çdo minutë, duke ndjerë mungesën tënde”, shkruan këngëtarja në rrjetet sociale.