Këngëtarja Soni Malaj ka humbur babanë, i cili mësohet se është ndarë nga jeta pak orë më parë. Njoftimin e ka bërë vetë Soni në profilin e saj në Instagram.
Ajo i ka bërë një dedikim prekës të atit, ndërsa ka marrë edhe shumë ngushëllime nga fansat në rrjetin social.
“Babai im i shtrenjte,u largove shume shpejt nga kjo jete.Me le nje dhimbje shume te madhe.Ti ishe dhe do mbetesh perjete mbreti im”.
Edhe ne i shprehim ngushëllimet tona familjes së Soni Malajt.