DURRËS, 8 gusht 2014 – Këngëtarja Soni Malaj shquhet për linjat e saj perfekte, por që do ishte kaq në formë edhe pasi të bëhej mama, pak kush mund ta besonte. Këngëtarja prej pak ditësh është nisur me pushime, bashkë me vajzën e saj dhe me miken Rozana Radi.Vetë Soni me një foto të publikuar në rrjetin social « Facebook » lajmëronte se po nisej me pushime, madje nga aeroporti Rozana ka bërë një « selfie » pasi Soni mbante gocën në krah. Soni Malaj i ka « kënaqur » fansat e rrjeteve sociale  me fotot « hot » që publikon çdo ditë.

/ agjencia e lajmeve “Dyrrah”/