Këngëtarja Soni Malaj ka qenë e ftuar speciale në emisionin "Flow Italiano" në një ndër mediat më të njohura italiane "Radio Musica", ku është cilësuar si "Latinia shqiptare". 

Intervista është zhvilluar virtualisht përmes lidhjes direkte me video nga Shqipëria, ku Soni ka folur mbi jetën dhe karrierën e saj muzikore.

Ajo ka treguar se nuk do ta kishte aspak problem që e bija të ndiqte rrugën e artit, ndërsa ka zbuluar se në disa pjesë të këngës "Te Quiero" e publikuar rreth një muaj më parë ka bashkuar zërin e saj me atë të Anës.

"Një pjesë e vogël tek kënga "Te Quiero" që unë kam publikuar pak kohë më parë ka edhe zërin e Anës. Është ai momenti kur kapen notat e larta. Aty kam bashkuar zërin tim me atë të Anës", ka thënë Soni.