Edicioni i rradhës i Miss Globe Albania i është besuar prezantimit të këngëtares Soni Malaj.
Ka qenë vetë këngëtarja e cila e ka bërë të këtë lajm përmes profilit të saj në Instagram, duke u shprehur mjaft entuziaste.
“E nderuar qe Deliart Association me besoi prezantimin e ketij spektakli internacional, qe do transmetohet ne 5 kontinente. Ne kete vit jubile per @themissglobe jo vetem do performoj, por edhe do prezantoj kete spektakel te rendesishem bukurie, qe mbledh bukuroshet nga 50 shtete te botes. Na ndiqni me date 21 tetor,ora 19:00 ne Amfiteatrin e Tiranes,”– përfundon Soni në rrjete sociale.





