Këngëtarja Soni Malaj ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisonin “Soiree” në Top Channel, ku rrëfyer disa detaje që nuk i dinim më parë për një ndër këngët më të dashura të saj, baladën “Të dua ty”.

Soni tha se ka qenë e shtyrë gjithmonë nga babai i saj që ajo të fokusohej te baladat dhe jo tek këngët ritmike, ndërsa klipi i këngës “Të dua ty” është bazuar te historia prindërve të këngëtares. 

“Në fakt baladën që kam “Të dua ty”” jam munduar që klipin ta bazoj tek historia prindërve të mi. Nismëtari që unë të merrja pjesë me baladën “Ndarja” në Top Fest në Top Channel ka qenë im atë, sepse unë kam dashur të merrja pjesë me këngën “E vogla”. Ai i dashuronte baladat e mia dhe më shtynte drejt tyre.”