Pjesëmarrja e saj në “Këngën Magjike” ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve absolutisht. Bëhët fjalë për këngëtaren Soni Malaj, e cila erdhi si pjesëmarrëse në festival me një këngë në bashkëpunim me kantautorin Flori Mumajesi.
“Versioni im” është titulli i këngës që u komentua gjatë, pikërisht se Flori dhe Soni u rikthyen në një bashkëpunim pas 10-vitesh.
Por kjo nuk është asgjë! Soni ka marrë gjithashtu vëmendjen e producentit, reperit me famë botërore, Timbaland. Producenti e ka ndjekur këngëtaren shqiptare në rrjetin social “Instagram” dhe i ka shkruar mesazhe duke përmendur këtu dhe komplimentin që i ka bërë rreth këngës.
“Wow”, është një nga mesazhet që reperi me famë botërore i ka shkruar Sonit në “Instagram”.E ftuar në Breaking në Top News ditën e sotme, Soni foli lidhur me këtë dhe tha se u ndje shumë e nderuar pasi e ka pasur idhull këngëtarin e famshëm.
Ishte një ftesë që më erdhi nga Flori, për të marrë pjesë në Këngën Magjike, erdhi shumë natyrshëm, më pëlqeu si këngë. Producenti i famshëm Timberland, që e kam pasur edhe idhull, dhe një këngë e imja është mbështetur tek ai. Kur ai më shkruajti, më bëri dhe follow, u ndjeva shumë mirë, por nuk i kam kthyer përgjigje akoma” tha Soni.
Lidhur me këngën që merr pjesë në Këngën Magjike “Versioni im”, Soni thotë se e goditi teksti në fillim.





