Tiranë, 25 qershor 2014 – Soni Malaj, ka reaguar ashpër kundrejt një fanseje, teksa ka postuar komentin dhe foton e saj në Instagram. Situata eshte perkeqesuar më tej, pasi këngëtarja është rebeluar ndaj saj. Shkaku për rebelimin e Sonit ka qënë një foto e postuar nga kengetarja, ku ajo pozonte me bluzen e Hollandës.
Kaq ka mjaftuar që mes të dy palëve të përmendej edhe familja, gjë që Soni nuk e ka toleruar, por i është kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë.
Gjithçka nisi kur fansja i shkruan: “Sony Malaj, përderisa bashkëshorti juaj është italian dhe djali juaj gjithashtu, mungesë respekti është ti me bluzën e Hollandës, dhe ja fut kot, përdore me njerez të tjerë se veten tënde tregon me”.
Menjëherë Soni ia kthen: “Në rradhë të parë është Soni, në rradhë të dytë kam vajzë. Në rradhë të tretë, as bashkëshorti im s’eshtë me Italinë. Në rradhë të katërt, kush je ti që më flet mua për respekt kundrejt bashkëshortit tim?
Në rradhë të pestë, kur shkruan ti në atë mënyrë, ky është profili im dhe ta kthej si të dua, se po i jepni vetes pak si shumë liri, duke folur për familjen time. Tung”.
Gjithsesi, fansat e tjerë kanë ndërhyrë, për t'i dhënë fund si përherë kësaj marrëzie vajzash, mes Sonit dhe fanses.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





