Tiranë, 27 shkurt 2014– Këngëtarja shqiptare, Soni Malaj, duket se ka vendosur t’i japë fund dashurisë me valltarin italian, Mirko Luccarrelli.

Soni është e lidhur prej disa vitesh me valltarin italian, madje ka jetuar me të në Spanjë për një kohë.

Por, burimet e Telegrafit besojnë se çifti i ka dhënë fund dashurisë së tyre shumë të lumtur e të përfolur nëpër media.

Nuk dihen arsyet pse çifti mund t’i ketë dhënë fund martesës së tyre, por asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar lajmin.

Soni dhe Mirko janë prindër të vajzës së vogël, Anës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/