Gazetarja e njohur, Sonila Meço feston sot ditën e lindjes dhe surprizën më të bukur e ka marrë nga stafi i programit që drejton "Tempora" në "Ora News".

Gjatë transmetimit live kur emisioni ishte drejt përfundimit, moderatorja surprizohet nga një video e vajzës dhe miqve të saj, të cilët e urojnë duke kënduar për ditën speciale.

Sapo videoja shfaqet në ekran, Sonila përlotet dhe shfaqet e emocionuar. Sigurisht nuk mungon as torta dhe qirinjtë që vijnë në studio me stafin e emisionit.