8 qershor 2015 – Në emër të Tv Agon Channel reagoi sot një nga figurat e tij, Sonila Meço. “Kjo padi është konsideruar një sulm nga shteti dhe pa bazë ligjore”, tha gazetarja, e cila kishte ftuar në studio dhe avokatin e dy grave të arrestuara për pastrim parash dhe shmangie nga detyrimet ndaj shtetit. Ish-prokurori Theodhori Sollaku tha se nuk ka asnjë provë që të tregojë se po bëhej pastrim parash. Vetë biznesmeni Françesko Beketi ndodhet jashtë Shqipërie. Ndaj tij u lëshua sot një urdhër-arresti.

Tv Agon Channel u klasifikua kohët e fundit si opozitar i fortë ndaj qeverisë.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”