19 shtete do të performojnë sonte në orën 21:00 në gjysmëfinalen e Festivalit të Eurovisionit. Shqipëria, e përfaqësuar nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall” do të jetë e treta në renditje.

Shtetet e tjera që do performojnë janë Azerbajxhani, Islanda, Belgjika, Republika Ceke, Lituania, Izraeli, Belarusi, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.

Vetëm 10 prej tyre do të kualifikohen për natën finale që do jetë mbrëmjen e së shtunës. Kështu pjesa tjetër do i japë fund eksperiencës sonte.

Që Shqipëria të arrijë në finalen e madhe duhet të dërgoni mesazh në kodin që do të jepet gjatë transmetimit LIVE për 15 minuta pasi të gjitha shtetet kanë përfunduar performancën.