30tetor 2015 – Festivali 2015 “Albania Dance Meeting” do të jetë sonte në teatrin “Aleksandër Moisiu”. Dashamirësit e artit modern do të kenë mundësi të ndjekin në orën 19:00 shfaqjen kushtuar koreografëve të rinj: Akreoma Saliu, Rossela Pellicciotti, Robert Nuha e Fjorald Doci.

“Une ndjej…Une Konfliktoj” është shfaqja e Akreoma Saliu, “Nën kontroll” ajo e Pellicciotti-t, “Përjetoj” nga Robert Noa dhe “Hermetik" nga Fjorald Doci. Hyrja është e lirë për të gjithë dashamirësit.

/portali DurresLajm/

 |