Tiranë 20 shkurt 2014 – Diskutimet mbi 20 shkurtin e sotëm dhe atë të 23 viteve më parë do të jenë tema kryesore e mbrëmjes së sotme televizive. Emisionet “Opinion”, “Fakt” dhe “Top Story” do të përqëndrohen në këtë tematikë, duke ndërthurur diskutimet mes zhvillimeve të 23 viteve më parë dhe zhvillimeve të sotme, ku opozita ka dalë në protestë. Për të diskutuar për këtë temë, tek Sokol Balla në Top Channel sot në orën 21:00 ndër të ftuarit kryesorë janë edhe deputetët Mesila Doda dhe Edi Paloka. Ndërkohë, tek Peka në UTV në panel janë Murat Basha, Muharrem Xhafa, Simon Miraka dhe Petro Koçi. Në dallim nga “rivalët televizivë” të tjerë, Ilva Tare në emisionin e saj “Tonight” në Ora News ka zgjedhur të zhvillojë një intervistë me ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri.
Sonte në TV, Fevziu, Peka e Balla debat për “20 shkurtin” ndërsa Tare zgjedh ambasadorin e OSBE
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Shërbimi postar danez do të ndalojë së dërguari letra pas 400 vjetësh
Kurti: Nuk lëkundemi për sigurinë e Republikës, investime miliardëshe në ushtri!
Miri donte të flinte në krevat me Selinën, Franceska Murati habit: Po gruaja e tij?
Aksident me kamion në Itali, shoferi shqiptar humb jetën, baba i dy fëmijëve





