Një robot inteligjent ofroi një përgjigje vërtet trishtuese për pyetjen e intervistuesit: “A doni të shkatërroni njerëzit?”

“Ok”,- tha “Sophia” duke qeshur. “Unë do të shfaros njerëzit”.

Sophia, roboti që ngjan si njeri, ka lëkurë silikoni, ka 62 shprehje fytyre dhe mund të mbajë mend ndërveprimet e saj me njerëzit.

Duke folur për krijuesin e saj, Dave Hanson në SXSW, ajo thotë, “Unë tashmë jam shumë e interesuar në dizajn, teknologji dhe mjedis.”

Ajo thotë gjithashtu se dëshiron të fillojë një biznes dhe një familje.Kjo nuk është hera e parë që një një robot i Hanson thotë me të vërtetë gjëra alarmante, në lidhje me qeniet njerëzore.

Robotët që ngjajnë si njerëz mund të duken të çuditshëm e madje edhe të frikshëm, por shkencëtarët besojnë se ata janë çelësi i zbulimit të një të ardhmeje, ku qëniet njerëzore bashkëjetojnë me kompjuterat superinteligjent, duke bashkëpunuar dhe në marrëdhënie me njëri-tjetrin. /tvklan.al/