Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho, zgjodhi plazhin e madh të Durrësit për të pushuar dhe promovuar vendin e saj këtë verë. 

E njohur për zërin magjepsës dhe performancat mahnitëse në skenat prestigjoze anë e mbanë botës, Ermonela Jaho është kthyer në avokate për turizmin shqiptar. Këtë vit, ajo ka zbuluar Durrësin.

Ajo beson se plazhet e bukura, malet dhe trashëgimia e pasur e bëjnë Durrësin dhe Shqipërinë një perlë që pritet të zbulohet nga të gjithë. Nën shijen e mirë të detit, diellit dhe Durrësit, Jaho shprehet e befasuar nga atmosfera që krijohet në plazh mbrëmjeve.

Diva shqiptare e skenave operistike thotë se i pëlqen të jetë aktive gjatë pushimeve të saj.

Plot energji pozitive dhe pasion, e shpreh hapur dashurinë e saj për Shqipërinë dhe dëshirën për ta përfaqësuar denjësisht dhe promovuar atë kudo dhe kurdo.

Në përfundim të pushimeve e pret një kalendar i ngjeshur artistik deri në vitin 2028. Ndalesa e radhës do të jetë në Zvicër, megjithatë e lë të hapur shtegun artistik të kthimit në Durrës së shpejti. /Top Channel