Pas ambasadores së SHBA, Yuri Kim, edhe diplomati i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka bërë thirrje që të zbatohet ligji i dekriminalizimit.

Apeli i dy diplomatëve vjen në një kohë kur partitë politike kanë dorëzuar pranë KQZ listat e tyre të kandidatëve.

“Partitë politike tani kanë prezantuar listat e tyre për zgjedhjet e 25 prillit.

Tani është KQZ në konsultim me zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme, që do të verifikojnë kandidatët.

Ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht dhe standardet e larta të integritetit për të gjithë kandidatët duhet të plotësohen”, shkruan Soreca.