Ambasadori i Bashkimit Europian, Luiggi Soreca, ka njoftuar se BE,  përmes mekanizimit të ndarjes së vaksinave kundër COVID-19,  ka vendosur të ndihmojë grupet prioritare në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përmes një statusi në Twitter, Soreca, bën me dije se BE do të sigurojë 70 milionë € grante për Ballkanin Perëndimor.

“Përmes mekanizmit të ndarjes së vaksinave, ne do të ndihmojmë grupet prioritare në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne do të sigurojmë 70 milion € grante për BP”, shkruan Soreca në Twitter.