Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca ka garantuar se do bëjnë gjithçka për të ndihmuar Shqipërinë në fazën e rimëkëmbjes pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
Soreca u shpreh se në Konferencën e Donatorëve që do mbahet më 17 shkurt, do bëhen bashkë 100 vende dhe organizata.
“Nevojat janë të mëdha deri në shifrën 1 miliard euro. Më 17 shkurt, Konferenca e Donatorëve, organizuar nga Komisioni Europian në Bruksel, do të bëjë bashkë përfaqësues nga më shumë se 100 vende dhe organizata. Konferenca do të kryesohet nga presidentja Ursula Von Der Layen, e cila ka qenë e angazhuar që prej ditës së parë për ta mbështetur Shqipërinë në këtë përpjekje. Në këtë moment mund t’iu siguroj se në të gjitha nivelet, administrata dhe udhëheqësit e BE, jo vetëm në Bruksel por edhe delagacionet e BE në të gjithë botën po punojnë për të marrë premtime nga vende të ndryshme në mënyrë që kjo konferencë të jetë e suksesshme. Ne do të bëjmë gjithçka që duhet, edhe gjënë më të vogël të mundshme, për ta ndihmuar Shqipërinë edhe në fazën tjetër”-tha Soreca.





