Për ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, koncepti “Ndiq paranë”, është mënyra e duhur për të zbuluar kriminelët që kanë vënë pasurinë e tyre si pasojë e përfshirjes në botën e krimit. Por ai shtoi se do të monitorojë nga afër implementimin e paketës “anti-KÇK” dhe do të presë rezultatet e këtij ligji special.

Sipas tij, paketa “anti-Kap ça t’Kapësh” duhet të respektojë reformën në drejtësi dhe SPAK-u duhet të jetë në qendër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në lidhje me mundësitë e çeljes së negociatave të vendit tonë me Bashkimin Europian, zyrtari i lartë i BE në Tiranë, thotë se mundësitë janë më të mira se tetorin e vitit të shkuar dhe se Shqipëria duhet të vazhdojë me reformat.