Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca ka përshëndetur betimin e sotëm të 8 prokurorëve të SPAK para Presidentit Meta.
Në një postim në Twitter, Soreca shkruan se ky është një hap i rëndësishëm në implementimin e Reformës në Drejtësi.
“Mirëpresim betimin e sotëm të 8 prokurorëve të SPAK përpara Presidentit. Tanimë ata janë gati për të nisur punën. Një tjetër hap i rëndësishëm për implementimin e Reformës në Drejtësi. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është prioriteti kryesor i Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.”





