Pas thirrjes së ambasadores amerikane, Yuri Kim për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, vjen dhe një reagim nga diplomati i BE-së, në vendin tonë, Luigi Soreca.

Ky i fundit, teksa ka shpërndarë mesazhin e ambasadores Kim, ka nënvizuar rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese në procesin e integrimit.

“Është me të vërtetë kritike që KED të përfundojë vlerësimin e shpejtë të kandidatëve për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, duke u bazuar në opinionet e Komisionit të Venecias. Sigurimi i funksionalitetit të plotë të gjykatës është një kusht kryesor për të hapur bisedimet e pranimit në Konferencën e parë Ndërqeveritare me BE-në”, thuhet në mesazhin e Sorecës.