Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me eurokomisionerin Johanes Hahn. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Soreca me anë të një shënimi në “Twitter”.
Ai thotë se gjatë takimit ka informuar Hahn mbi zhvillimet e fundit politike, ndërsa shton se në funksion të vendimit të tetorit kur pritet që BE të japë dritën jeshile për çeljen e negociatave, Shqipërisë i duhet të përqendrohet te reformat e thella.
“Kënaqësi të informoja Komisionerin @ JHahnEU për zhvillimet më të fundit të situatës politike në # Albania. Në funksion të vendimit të tetorit @EUClaimil për hapjen e negociatave, është thelbësore që të vazhdojë të përqendrohet në ofrimin e procesit të reformës.#EUforAlbania”, thuhet në reagimin e Soreca-s.





