Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca është takuar këtë të mërkurë me kryesuesen e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve më 25 prill, Ursula Gacek.
Në një postim në Twitter, Soreca shkruan se në fokus të diskutimit kanë qenë zgjedhjet e 25 prillit.
“Takova Ambasadoren Ursula Gacek që drejton misionin e vëzhgimit në zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri. Diskutuam për përgatitjen e ditës së zgjedhjes dhe rolin vëzhgimor të tyre. BE është e gatshme si zakonisht të ndihmojë në këtë mision.”





