Në darkën vjetore në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, miliarderi amerikan George Soros ka sulmuar platformat sociale Facebook dhe Google, duke i konsideruar kërcënim për demokracinë.

Soros u shpreh se platformat e mediave sociale janë pengesa për inovacionin. Megjithatë, miliarderi parashikon se shumë shpejt Facebook dhe Google nuk do të kenë këtë impakt, pasi politika dhe autoritetet fiskale do të kthejnë vëmendjen drejt tyre.

"Duhet një përpjekje e fortë për të mbrojtur atë që John Stuart Mill e quajti "liria e mendjes", Vëmendja e njerëzve po përqëndrohet gjithnjë e më shumë në duart e disa kompanive teknologjike."