TIRANE, 6 maj 2013- Sot drejtësia shqiptare ka mbushur 100 vjeç dhe pavarësisht arritjeve të mëdha të bëra gjatë këtij shekulli sfidat për përmirësimin e sistemin e drejtësisë janë akoma të mëdha.

Si një nga kushtet kyc për anëtarësimin në BE forcimi i shtetit të së drejtës mbetet shtysë për gjyqsorin shqiptarë.

Për të evidentuar më mirë këto shtysa gjykata e lartë organizoi një një ditë të hapur me student me temë sfidat e gjyqsorit shqiptarë në procesin e integrimit europian.

Kryetari i sapo zgjedhur i kësaj gjykate Xhezair Zaganjori u shpreh se problem për gjykatat shqiptare është zbatimi i vendimeve të formës së prerë.

Këtë vit do të organizohet java e drejtësisë shqiptare ku nga data 6-10 do të organizohen aktivitete nga institucionet e drejtësisë në vend. 10 maji 1913 është dita e hartimit të kanunit të zhurisë miratuar nga qeveria e Ismail Qemalit.