Sot shënohet 14-vjetori i ditës së Lumturimit të Nënë Terezës. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në fb u ka uruar shqiptarëve këtë ditë të shënuar.
“MIRËMËNGJES
dhe gëzuar Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës ”, shkruan Rama.
Katërmbëdhjetë vite më parë (19 tetor 2003), Nënë Tereza u shpall e “lumturuar” nga Papa Gjon Pali II, si simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve ajo iu kushtoi krejt jetën.
Çdo 19 tetor, veçanërisht Shqipëria dhe India, kujtojnë përvjetorin e lumturimit të Nënës Terezës, Gonxhe Bojaxhiut, e cila nuk është vetëm festë liturgjike, por Festa Kombëtare e Saj. Sot institucionet zyrtare, administrata e shkollat janë pushim në kuadër të kësaj dite.
Ajo vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta të Indisë. Nënë Tereza ose Shën Tereza prehet në selinë e Urdhrit të misionarëve të bamirësisë në Kalkuta.