Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar 16 vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Rama thekson se Rugova është njeriu më i madh historik në Kosovë dhe udhëheqësin më atipik i historisë sonë.
Mesazhi i Ramës:
Në këtë ditë të ngarkuar emocionale të vitit, kujtojmë edhe njeriun e madh të historisë së Kosovës, udhëheqësin më atipik ndër të shquarit e historisë sonë, presidentin e parë të shtetit tjetër të pavarur të shqiptarëve, Ibrahim Rugovën, i cili u nda nga jeta sot e 16 vjet më parë, por në çdo vit që kalon ylli i tij rritet në qiellin e kujtesës sonë kombëtare





