Partia Socialiste e Shqipërisë feston sot 30-vjetorin e krijimit të saj dhe në një ditë të tillë nuk mund të mungonte një urim nga kryeministri Edi Rama.
Përmes një postimi në Facebook, Rama thekson se do të vazhdojnë përpjekjet që Partia Socialiste të bëhet më e mirë për të gjithë.
“Mirëmëngjes dhe me urimin gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste për të gjithë ata që kanë dhënë e i japin PS diçka sado të vogël, si edhe me zotimin se do të vazhdojmë përpjekjen që PS të bëhet më e mirë për të gjithë të tjerët, ju uroj një fundjavë të qetë“, shkruan ai krahas fotos së një trëndafili.





