Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Sinan Hoxha dhe bashkëshortja Andrra Destani sot festojnë 4-vjetorin e martesës së tyre.

Në këtë ditë të veçantë për çiftin, Andrra i ka dedikuar një mesazh romantik bashkëshortit përmes një postimi në Instagram.

"Nëse e di se çfarë është dashuria, kjo është vetëm prej teje. Gëzuar përvjetorin e katërt dashuri"- shkruan Andrra krahas fotos së 4 viteve më parë, kur vogëlushi i tyre, Ansi nuk kishte lindur ende.