Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun, në 554-vjetorin e vdekjes së tij.

Në një reagim në rrjetet sociale, Meta shkruan se Skënderbeu mbetet “shqiptari më i gjallë ndër nesh”.

Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh! Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përgjithmonë përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar”, ka shkruar Presidenti Meta.